roze

Clooney dhe Alamuddin do martohen në Shtator, në Itali

clooneyamal5Nuk ka dyshime. Martesa mes aktorit George Clooney dhe avokates Amal Alamuddin do të zhvillohet.

Në Londër, në distriktin e Kesington dhe Chelsea, janë afishuar publikimet për martesën e tyre. Në to shihet qartë, që çifti do të martohet në Itali, edhe pse nuk dihet data dhe vendi se ku kanë vendosur të zhvillojnë ceremoninë.

Sipas zërave që qarkullojnë, martesa mund të mbahet më 20 Shtator, në Venecia, që duket se përkon me Festivalin e Filmit. Ka të tjerë, që thonë se do të jetë 12 Shtatori, në vilën e George në Itali, në liqenin e Komos.

Diçka është e sigurt, që një ndër beqarët më të dëshiruar të Hollywood-it së shpejti do të lidhë kurorë me të fejuarën e tij, avokaten Amal Alamuddin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button