roze

Led Zeppelin, asnjë plagjiaturë te “Stairway”

Led Zeppelin është çliruar nga akuzat për plagjiaturë sa u përket notave të para të këngës epike rock “Stairway to Heaven”, të bëra nga banda amerikane “Spirit”. Këtë vendim ka dhënë juria e Los Angelesit gjatë kësaj të enjteje.

Sipas tyre, pjesa e notave për të cilat Led Zeppelin është akuzuar se i ka kopjuar nga kënga “Taurus” e vitit 1967 të grupit “Spirit”, “nuk është në thelb e ngjashme” me hyrjen e “Stairway”. Megjithatë, sipas jurisë, këngëtari i Led Zeppelin, Robert ka pasur akses në këngën “Taurus” dhe ka qenë në dijeni të asaj kënge. “Stairway to Heaven” u publikua për herë të parë në vitin 1971.

Çështja u dërgua në gjykatë nga përfaqësuesit e kitaristit të ndjerë të “Spirit”, Randy Wolfe”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button