Home / roze / Kylie Jenner i përket të shkuarës

Kylie Jenner i përket të shkuarës

Pak kohë më parë modelja 18-vjeçare Kylie Jenner i dha fund lidhjes së saj me reperin Tyga dhe tashmë duket se ky i fundit e ka harruar plotësisht atë.

Reperi 26-vjeçar ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një foto së bashku me bjonden bukuroshe Amina Blue.

Modelja është pjesë e klipit të ri të Tyga-s, por bashkëpunimi i tyre në këtë projekt duket se nuk është i vetmi, pasi mediat aludojnë se pas ndarjes nga Kylie, Amina mund të jetë e dashura e radhës për reperin. Megjithëse prej disa javësh përflitet se reperi është në një romancë me modelen britanike, Demi Rose. Një gjë është e sigurt, Kylie Jenner i përket të shkuarës për Tyga-n.

Leave a Reply

%d bloggers like this: