Maqedonia

Vazhdon bashkëpunimi në sferën e arsimit në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë ku u takua me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit nga MASH, të dy ministrat biseduan për bashkëpunimin në sferën e arsimit në mes dy vendeve në bazë të Marrëveshjeve të firmosura bilaterale, dhe njëkohësisht konstatuan se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me intensifikimin e të gjitha aktiviteteve të cilat dalin nga ky dokument.

Lutfiu dhe Nikolla u zotuan për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Vlorë dhe Manastir në vitin 2015 në mes të dy shteteve, që përfshin bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si në realizimin e projekteve të përbashkëta, bashkëpunimin universitar, shkëmbimin e studentëve, për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e arsimit, si dhe për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik ndërmjet institucioneve shkencoro – hulumtuese dhe subjekteve tjera të bashkëpunimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button