Home / Parlamentare / Meta drekë pune me dy Kapiten Regjentët e San Marinos, intensifikimi i shkëmbimeve ndërparlamentare

Meta drekë pune me dy Kapiten Regjentët e San Marinos, intensifikimi i shkëmbimeve ndërparlamentare

Kryeparlamentari Ilir Meta priti sot në një drekë pune dy Kapiten Regjentët e San Marinos, Gian Nicola Berti dhe  Massimo Andrea Ugolini.

Kryetari i Kuvendit shoqërohej prej Nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, Nënkryetarit të Kuvendit  Edmond Spaho dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Gjatë kësaj dreke pune u vlerësua miqësia e vjetër që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij sanmarinez dhe u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.IMG_8490

Kapiten Regjentët e San Marinos, Gian Nicola Berti dhe Massimo Andrea Ugolini shprehën mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë shqiptare.

Ata nënvizuan se intensifikimi i shkëmbimeve ndërparlamentare në planin dypalësh dhe atë shumëpalësh do të kontribuojë në forcimin e raporteve mes dy vendeve.

Ilir Meta theksoi se Kuvendi i Shqipërisë mbështet konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh përmes konsolidimit të shkëmbimeve institucionale.

Në këtë drejtim inkurajon përmbushjen e kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve në proces mes dy vendeve, duke e parë atë si një impuls të nevojshëm për cilësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe San Marinos.

Leave a Reply

%d bloggers like this: