Kronika e zeze

Shkodër, makina bie në humnerë, 2 të vdekur, 4 të plagosur

humnereNjë aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në rrethin e Shkodrës. Një fuoristradë, me të cilën udhëtonin gjashtë persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kirit. Automjeti ka rënë në një humnerë rreth 150 metra.

Dy persona kanë gjetur vdekjen nga aksidenti, sipas policisë, dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Zona ku ka ndodhur aksidenti njihet për terrenin e ashpër çka ka vështirësuar ndërhyrjen më shpejt për t’u ardhur në ndihmë viktimave.

Deri tani shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, por nga të dhënat e para dyshohet për një humbje kontrolli nga drejtuesi i automjetit.

Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ndodhi gjatë mëngjesit të së premtes në qytetin e Lushnjes. Tre te rinj humben jeten pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe ra në një kanal të madh ujëmbledhës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button