Maqedonia

Boçvarski: Vetëm 15 km rrugë në Maqedoni janë vlerësuar si të sigurta!

Si rezultat i politikave mashtruese kriminele të OBRM-PDUKM, Maqedonia për momentin ka infrastrukturës rrugore më të keqe në rajon, tha sot Bllagoj Boçvarski, anëtar dhe kryetar i Komisionit për Lidhje dhe Transport nga LSDM.

‘Sipas Bankës Botërore në cilësinë e rrugëve në Maqedoni, në krahasim me vendet fqinje, qëndron më keq. Nëse ndonjëherë ishim lider në rajon me cilësinë e rrugëve, ne tani jemi në fund fare. Nga qendra e Ballkanit, Maqedonia u bë vend i rrethuar me rrugët më të këqija. Si rezultat, qytetarët lëvizin në rrugë më të këqia. Kjo është një analizë e cilësisë së BE-së për cilësinë dhe sigurinë rrugore (“Star rating for safety”), thotë ai.

Nga hulumtimi, 789 km rrugë në Maqedoni, sipas analizës së BE-së, vetëm 2% janë vlerësuar me 5 yje apo ngjyrë të gjelbër. Me vlerësim më të keq, 15 kilometra janë vlerësuar nga BE-ja si të sigurta dhe të mira.

Sipas kësaj renditje ndërkombëtare për cilësinë e infrastrukturës në vitin 2015 Maqedonia është edhe vendi i 78 prej 100 vendeve. Përpara Maqedonisë është Azerbajxhani, Vietnami, Guatemala’, shton Boçvarski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button