Bota

“Brexit”, firmat e peticionit mbi 1 milion; protesta në Londër; reagon ISIS

Peticioni për të kërkuar një referendum të ri mbi “Brexit” ka kaluar 1 milion firma të mbledhura, duke arritur në 1.064.727.

Kështu thuhet në faqen zyrtare të qeverisë britanike, ku janë publikuar të gjitha peticionet, që më pas i nënshtrohen komisionit përgjegjës për vlerësimin dhe kalimin ose jo në Parlament.

Në faqen e internetit petition.parliament.uk, firmat shtohen minutë pas minute. Për të dhënë qëndrimin mjafton të klikosh tek “sign the petition” dhe të plotësosh një formular.

Natyrisht, në të mund të firmosin vetëm qytetarët britanikë dhe banorët e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas hartës së publikuar në faqen online, përqendrimi më i madh i firmëtarëve ndodhet në qytetet kryesore britanike, me në krye Londrën.

Pikërisht në kryeqytetin britanik po zhvillohen protesta kundër rezultatit të referendumit të 23 qershorit, që e nxorri Mbretërinë jashtë Bashkimit Europian.

Ndërkohë, lidhur me rezultatin e referendumit kanë reaguar edhe xhihadistët e ISIS dhe grupeve të tjera ekstremiste, të cilët janë shprehur të gëzuar nëpër rrjete sociale, duke u shprehur: “Ky është fillimi i shpërbërjes së kryqëzorëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button