Bota

Soros: Shpëtimi i BE’së, rindërtimi i saj i plotë

Miliarderi George Soros, ka bërë thirrje për rindërtim të plotë të Bashkimit Evropian me qëllim të shpëtimit të saj pas referendumit britanik të 23 qershorit ku u vendos për daljen e këtij shteti nga BE.

“Tani, skenari katastrofal që shumë njerëz ia kanë pasur frikën është materializuar, duke e bërë shpërbërjen e BE-së, proces praktikisht të pakthyeshëm”, ka paralajmëruar Soros në një koment të publikuar më 25 qershor.

Ekonomia dhe populli britanik do të vuajnë tejmase pasojat në aspektin afat-shkurtër dhe atë të mesëm, ka thënë më tej ai në këtë koment.

Ai gjithashtu ka thënë se tregu botëror financiar “mesiguri do të vazhdoj të mbetët në krizë derisa procesi i komplikuar politik dhe ekonomik i divorcit të Britanisë nga BE-ja të negociohet”.

“Të gjithë ne, që besojmë në vlerat dhe parimet mbi të cilat BE-ja ishte dizajnuar t’i mbaj, duhet të bëhem bashkë që t’i shpëtojmë këto vlera duke e rindërtuar plotësisht BE-në”, ka insistuar Soros.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button