Politika

Hafizi shpall ndryshimet kushtetuese, të majtë e të djathtë në nismën politike

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi paraqiti sot një listë me firmat 10 e deputetëve të majtë e të djathtë që mbështesin një nismë ligjore për ndryshimin e Kushtetutës. Deputetët kërkojnë zgjedhjen e presidentit nga populli.
“Një president i zgjedhur nga populli dhe jo nga Kuvendi do të jetë figurë e pavarur nga politika e ditës dhe përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij të rëndësishme kushtetuese”, thuhet në relacionin e kësaj nisme.
Ndryshimi i dytë ka të bëjë me dhënien e së drejtës popullit për të ndryshuar Kushtetutën, aktualisht ndryshimi bëhet vetëm nëse janë 94 vota në Kuvend.
Në relacion thuhet se, sot diskutohet fort për reformën në drejtësi, por populli shiptar e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë proces.
“Me ndryshimin që ne propozojmë, popullit shqiptar i lind e drejta që të vendosë vetë për reformën në drejtësi dhe për reforma të tjera të rëndësishme”, thuhet në relacion.
Ky amendament është përgatitur nga deputetët:

Arta Dade,

Mimoza Hafizi,

Ben Blushi dhe është mbështetur nga deputetet:

Agron Duka,

Dashamir Shehi,

Eduard Selami,

Luljeta Arapi,

Nard Ndoka,

Tahir Muhedini dhe

Vangjel Dule.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button