Politika

Vasili: Deputeti Përparim Spahiu përjashtohet nga grupi i LSI-së

Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) vendosi të hënën përjashtimin e deputetit Përparim Spahiu, pas deklaratave të tij që kundërshtonin vetingun (procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve), nga ndërkombëtarët.

Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, në përfundim të mbledhjes së sotme, i konsideroi të nxituara dhe të gabuara qëndrimet e deputetit Spahiu dhe që nuk pajtohen me vendimet e  forumeve të kësaj partie.

“Qendrimet e tij nuk kanë qënë në pajtim me vendimet e kryesisë dhe të grupit të LSI-se.  Qëndrimi i fundit personal i deputetit që lidhet me reformën në drejtësi u vlerësua si i gabuar dhe i nxituar dhe në kundërshtim të plotë me qëndrimet tepër parimore dhe koherente të LSI-se për kete reforme. LSI vlerëson rëndësinë e jashtëzakonshme të reformës në drejtësi, jo vetëm për forcimin e shtetit ligjor dhe integrimin europian, por dhe si një çështje që lidhet drejtëpërdrejt me forcimin e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërinë e vendit si faktor stabiliteti në rajon”, u shpreh Vasili.

Ndaj LSI, shtoi ai  do vazhdojë të punojë por miratimin e reformës në drejtësi sipas standardeve  të Venecias, larg emocioneve dhe larg llogarive afatshkurtra partiake dhe ekektorale.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button