Home / Ekonomia / OSHEE ofron shërbim të ri ndaj klientit

OSHEE ofron shërbim të ri ndaj klientit

Operatori i Shpërmdarjes së Energjisë Elektrike(OSHEE) prezanton një tjetër shërbim të ri për abonentët, sistemin e menaxhimit të radhës.

Falë këtij sistemi, çdo abonent i OSHEE-së nuk do të ketë më vonesa në sportele për të paguar faturën e energjisë elektrike, pasi është vetë sistemi që menaxhon radhën e klientëve, me marrjen e numrit përmes kioskës së informacionit dhe ndjekjen e radhës deri në kryerjen e pagesës.

Sistemi i ri po implementohet në 14 qendrat e para të Kujdesit ndaj Klientit në qytetet kryesore të vendit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së Adrian Çela, ishte në një nga Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit në Durrës, ku është vënë në përdorim shërbimi i ri.

Pas kërkesës dhe ankimit online, liberalizimit të pagesave jo vetëm në sportele, në postë apo banka, por edhe përmes celularit, OSHEE së fundmi ka ardhur edhe me një tjetër shërbim të ri që modernizon marrëdhënien mes kompanisë dhe abonentëve, infokioskën ose sportelet elektronike online.

“Hapat e tjerë janë sportelet alternativë që kemi filluar që nga muaji Shkurt. Janë kryer 950 mijë aplikime pagesash për një vlerë 3 miliardë lekë, të vendosur në 18 qendra biznesi në qytete të ndryshme, info-kioska ose smart-kioskat, ku qytetarët aplikojnë ankimime apo ankesa të ndryshme dhe mund t’i ndjekin online të gjithë ecurinë ku dhe si duhet të veprojnë. Do lançojmë një hap, një aplikim nëpërmjet smart phone-ve. Të gjithë qytetarët mund të bëjnë pagesën dhe përsëri mund të marrin informacione e mund të bëjnë aplikime nëpërmjet smart phone-ve. Përmirësimi i kujdesit ndaj klientit, pra, jo vetëm investime, por qytetarët të prekin dhe këtë pikë tjetër që ka qenë një çështje problematike për gjithë Shqipërinë,” – informoi drejtori i OSHEE, Cela.

Reformat e ndërmarra në këtë sektor, për Kryeministrin Rama, jo vetëm kanë transformuar marrëdhënien e kompanisë me konsumatorin, por po u kthehet atyre në shërbime të reja.

“Krahasuar me nga e nisëm besoj se është një revolucion që ka filluar me ndaljen e hemoragjisë së madhe në sektor, ka vazhduar me gjithë procesin e transformimit të marrëdhënieve mes konsumatorëve dhe kompanisë dhe tani është në rrugën e një përshkallëzimi të investimeve që vijnë si rezultat i kontributeve të të gjithëve. Këto investime faktikisht kthehen përsëri tek ata që kontribuojnë, tek konsumatorët, me një shërbim më të mirë, që ka ende vend për shumë përmirësim; me investime që praktikisht po na çojnë në heqjen përfundimtare të aforfeve dhe në vendosjen e kushtit themelor që të paguash aq sa konsumon, u shpreh Kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.