Home / Kosova / Deputetë të VV-së tregojnë ku është kufiri Kosovë-Mali i Zi

Deputetë të VV-së tregojnë ku është kufiri Kosovë-Mali i Zi

Një grup deputetësh nga radhët e Vetëvendosjes kanë treguar se ku është kufiri i vërtetë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Historia jonë kombëtare njeh disa raste kur politikanë të caktuar, për interesa personale, u kanë shitur shteteve fqinje pjesë të territorit tonë. Përkundër përpjekjes së Hashim Thaçit dhe qeverisë së Isa Mustafës për t’ia shitur Malit të Zi edhe mbi 8000 hektarë të Kosovës, ne nuk do të lejojmë që kjo histori të na përsëritet. Pika kufitare me Malin e Zi, për qytetarët e Republikës së Kosovës, është në Kullën e Zhlepit dhe tek Maja e Çakorrit. Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që për interesa personale të një grupi kriminal në pushtet, të zvogëlohet territori i Kosovës. I bëjmë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës që të mos e provokojë situatën më tutje duke e sjellë në Kuvend atë marrëveshje tradhtie”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe Fisnik Ismajli në Facebook.

Në këtë fotografi janë deputetët e VV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Ismajl Kurteshi, Glauk Konjufca dhe Fisnik Ismaili.

“Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht”, shkruan Ismajli.

Leave a Reply

%d bloggers like this: