Kosova

Bizneset drejt falimentimit

bizneset-drejt-falimentimit_hdGjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në këtë kohë gjithsej janë regjistruar 2399 ndërmarrje, ndërsa në tremujorin paraprak kanë qenë 2912 sosh. Të dhënat e publikuara të ASK-së në muajin korrik tregojnë se ka rënie prej 4.2 për qind të bizneseve të reja, krahasuar edhe me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se nga viti në vit problemet janë të njëjta që rëndojnë bizneset.

“Në qoftë se dëshirojmë të identifikojmë problemet, ato po përsëriten nga viti në vit dhe kemi të bëjmë me aspektin e burokracisë, korrupsionit, nepotizmit, por mbi të gjitha duhet të kuptohet se të gjitha këto probleme mund të zgjidhen vetëm përmes sundimit të rendit dhe ligjit”, thekson Gerxhaliu.

Sipas tij, duhet të gjinden alternativa që e shpëtojnë biznesin nga problemi në qasje financiare.

“Prandaj është koha kur duhet gjinden alternativa sa i përket përmirësimit të ambientit të biznesit dhe në veçanti të gjenet alternativa në qasjen në financa kur dihet që për momentin 100 për qind e bizneseve kosovare janë në funksion të bankave dhe jo në funksion të zgjerimit”, thotë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button