Home / Te ndryshme / 10 gjëra që e ngritën drejt madhështisë Perandorinë Romake

10 gjëra që e ngritën drejt madhështisë Perandorinë Romake

Popullsia romake shkoi nga 50 deri në 90 milionë persona dhe përbënte rreth 20% të popullsisë totale të planetit. Gjuha zyrtare ishte ajo latine, e cila la gjurmë të thella në shtetet e mëvonshme europiane, në shekujt në vazhdim 

Perandoria Romake u themelua falë perandorit Augusti në shekullin e 4 p.e.s deri në vitin 395 dhe dominoi Perëndimin dhe një pjesë të Azisë për 4 shekuj me radhë. Qendra e perandorisë ishte Roma, qytet i cili që nga viti 100 para lindjes së Krishtit deri në 400 pas lindjes së Krishtit ishte më i madhi në botë. Në atë kohë, popullsia shkoi nga 50 deri në 90 milionë persona dhe përbënte rreth 20% të popullsisë totale të planetit. Gjuha zyrtare ishte ajo latine, e cila la gjurmë të thella në shtetet e mëvonshme europiane, në shekujt në vazhdim. Pavarësisht problemeve, rivalëve dhe luftërave të shumta, romakët ia dolën që të ruanin sistemin për qindra vite me radhë. Kjo erdhi falë aplikimit të këtyre pikave.

Ushtria. Një nga ushtritë më të fuqishme e të organizuara të të gjitha kohërave. Efikasiteti i jashtëzakonshëm sigurohej nga organizata në legjione. Trajnimi rigoroz dhe me disiplinë të madhe i jepte legjioneve aftësi të mëdha manovrimi në formacione të mbështetura nga makinat e luftës gjatë betejës.

Rrugët. Rrugët lidhnin më shumë se 5 milionë kilometra katrorë të Perandorisë. Në rrjetin rrugor, që kryesisht ishin të asfaltuara, transportoheshin mallrat, por mbi të gjitha legjionet kalonin shumë shpejt. Ndërtimi i tubacioneve të ujit siguroi mundësinë që qytetet e Perandorisë të mos vareshin nga mungesa e tij, por të ishin autonome.

Transporti. Perandoria Romake siguronte komunikim të shpejtë falë dy shërbimeve publike. Njëra ishte “curcus publicus”, një shërbim për korrierët perandorakë me kalë që bënin 120 km në ditë. Ndërsa tjetri “curcus velox” shërbim për pasagjerët.

Provinca. Perandoria ishte e ndarë në provinca që sundoheshin nga një guvernator. Popujt e nënshtruar integroheshin në Perandori nëpërmjet një traktati subvencioni që u jepte të drejtën atyre për të kultivuar tokën në këmbim të pajisjeve ushtarake për gjatë luftës.

Qyteti. Legjionet nëpër provinca, ashtu si të gjitha njësitë ushtarake romake, jetonin në kampe. Të ngjashme me një kështjellë të fortifikuar, kampet kishin plan katror, me rrugë pingule njëra me tjetrën. Disa kampe me kalimin e kohës u bënë qytete, siç janë sot Torino, Vjena e Londra.

Barbarët. Ushtria nuk ishte e formuar me bazë etnie. Edhe vullnetarët e lindur jashtë Perandorisë mund të bëheshin pjesë e ushtrisë. Kjo e ktheu ushtrinë në makinë luftarake të fuqishme ku aftësitë dhe zotësitë e luftëtarëve përziheshin mes tyre. Perandoria romake u jepte mundësinë edhe luftëtarëve barbarë që nëse e meritonin, të merrnin pozita me përgjegjësi.

Annona. Kush jetonte në Romë ishte i siguruar falë ekzistencës së “annona-s” (e emëruar nga emri i Perëndeshës së bollëkut): një furnizim me grurë që i garantonte mbijetesën qytetarëve të varfër. Ky vendim u mor nga Gaius Gracchus dhe shërbente për mbështetjen popullore në hapat e parë të perandorisë.

Adoptimi – Praktika e adoptimit u përdor për qëllime politike për të formuar aleanca. Sistemi fitoi rëndësi të madhe gjatë periudhës peradorake. Adoptimi lejonte, në fakt, një perandor të zgjidhte vetëm pasardhësin e tij jashtë rrethit të të afërmve.

Feja – Romakët nuk bënin kurrë luftëra fetare. Këtë e dëshmonin ceremonia e lashtë e organizuar në Romë. Hyjnitë konsideroheshin me ndikim, nderoheshin me tempuj të mëdhenj në Romë. Qëllimi ishte ndalimi i armiqve të mbronin perënditë e tyre, duke i “transferuar” perënditë e tyre në Romë, ku do të kishin nderime më të mëdha.

Qytetarët – Qytetari romak mashkull kishte një sërë privilegjesh: qasje në postet publike, pjesëmarrjen në takimet politike, përfitimet nga një pikë e taksave. Shtetësia, megjithatë, nuk ishte e veçantë për ata që ishin familje romake.

Leave a Reply

Your email address will not be published.