Home / Sporti / De Biasi: Anglia? Nuk e lë dot Shqipërinë!

De Biasi: Anglia? Nuk e lë dot Shqipërinë!

Gianni De Biasi mund të marrë drejtimin e Anglisë pas dorëheqjes së Roy Hodgson nga pankina e “Tre Luanëve”.

“Nuk e di nëse ekziston mundësia që unë të jem trajner i Anglisë, por uroj që të jetë kështu”, ka thënë trajneri i kombëtares sonë. Por, italiani shtoi se nuk do i linte dot kuqezinjtë pas arritjeve të kohëve të fundit.

“Në kontratën time me FSHF-në ekziston një klauzolë që më lejon ta prish atë, por tani e kam të vështirë nga ana emocionale ta lë Shqipërinë”, tha De Biasi për “Radio Anch’io lo Sport”.

Por, për bastexhinjtë anglezë favorit për të marrë drejtimin e Anglisë është Claudio Ranieri. Mes tyre edhe Gary Neville, Alan Pardew, Brendan Rodgers dhe Eddie Howe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: