Home / Arte / Ekspozita / Galeria kërkon kurator

Galeria kërkon kurator

Onufri

Galeria Kombëtare e Arteve rihap konkursin ndërkombëtar për kurator, për realizimin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI XXII”, që do të zhvillohet gjatë muajve dhjetor 2016 – shkurt 2017 në GKA. Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë kuratorë me nënshtetësi shqiptare dhe të huaj. Kuratori/kuratorja duhet të ketë të dokumentuar kurimin e të paktën 2 (dy) ekspozitave ndërkombëtare dhe 3 (tre) kombëtare. Të ketë minimumi 7 vjet eksperiencë pune. Afati i dorëzimit të dosjes është deri më 17 korrik 2016. Shpallja e kuratorit/kuratores fituese bëhet nga Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI XXII” brenda muajit korrik 2016, pas shqyrtimit të aplikimeve të ardhura brenda afateve të përcaktuara në këtë shpallje. Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI XXII” përbëhet nga minimumi 5 anëtarë: 2 punonjës të GKA dhe 3 specialistë të jashtëm. Kuratori nuk duhet të jetë punonjës i GKA dhe nuk mund të jetë në të ardhmen anëtar i Jurisë së Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI XXII”. Fondi që është vënë në dispozicion për realizimin e kësaj ekspozite është realizimi i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI XXII” është 1,000,000 (një milion) lekë. Onufri konsiderohet si një nga eventet më të rëndësishme në vend në fushën e arteve pamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.