Kronika e zeze

Aksident tragjik në Kanada, shuhet një familje shqiptare

Një aksident tragjik në autostradën 400, në Toronto u ka marrë jetën tri shqiptareve në Kanada.

Një aksident masiv, ku janë përfshirë rreth 12 mjete u ka shkaktuar vdekjen gjyshes, vajzës dhe mbesës.

Viktimtat janë Xhemile Vokshi 55 vjeçe, e bija Valbona Vokshi 35 vjeçe dhe e mitura Isabela Kuçi 5 vjeç.

Për shkak të përplasjes, mjeti në të cilin ndodheshin viktimat ka marrë flakë dhe është djegur.

Ndërsa vajza tjetër e viktimës, Blerta dhe djali i saj 2- vjeçar ndodheshin në një makinë tjetër e cila gjithashtu u përfshi në aksident, por fatmirësisht shpëtuan.Valbona kishte emigruar në Kanada prej 15 vitesh dhe punonte me prindërit në një restorant.

viktima-1

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button