Kosova

Willems: Kosovës nuk i është premtuar kopsht me lule, por do t’ju ndihmojmë në rrugën drejt BE-së

Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), është marrëveshja e parë kontraktuale që Kosova ka me BE-në, dhe si e tillë kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për Kosovën. Kështu tha Geri Willems, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës.

Këto komente, ambasadorja e Holandës i ka bërë sot në tryezën e organizuar nga ambasada që përfaqëson, në bashkëpunim me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Prishtina Institute of Political Studies.

Ajo tha se kosovarëve askush nuk ua ka premtuar një kopsht me trëndafila, andaj ajo dha mesazhin se duhet punuar në realizimin e rrugës evropiane.

“Me theks të veçantë prioriteti në Kosovë është në rrugë të përafrimit me Evropën dhe në fjalë tona zbatimi i MSA-së, që për momentin është i një rëndësie shumë të veçantë dhe që duhet të ju sqarohet edhe qytetarëve se çka përbën dhe çka përfitojnë ata. A do të ketë më shumë punë, a do të ketë shëndetësi më të mirë, këto janë prioritete tona. Kosova ka filluar zbatimin e MSA-së e cila është në fakt marrëdhënia e parë kontraktuale zyrtare në dialogun politik mes Kosovës dhe BE-së. Askush nuk ju ka premtuar një kopsht me trëndafila, do të jetë vështirë… Por Kosova nuk është vetëm në këtë rrugë, BE në tërësi, por edhe shtetet individuale, do ta ndihmojnë Kosovën”, tha Willems.

Lubomir Batary, nga Zyra ndërlidhëse e Sllovakisë në Prishtinë, beson që Kosova shpejtë do t’i plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave, me çka edhe do të fitojnë qytetarët e saj lëvizjen e lirë në Evropë.

“Kur e kemi fjalën për Kosovën gjatë kryesimit tonë do të ndihmojmë në zbatimin e MSA-së. Ku një prej qëllimeve tona do të jetë finalizimi i diskutimeve tek përgatitjet, tek i këshillimi për Stabilizim dhe Asociim që e mbikëqyrë zbatimin e MSA-së… Ne besojmë që Kosova së shpejti do të plotësoj kushtet e mbetura të dialogut për viza…”, tha Batary.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Ramdan Ilazi ka prezantuar objektivat që Qeveria ka synim të realizoj deri në fund të vitit, raporton KP.

“Gjatë presidencës sllovake ne i kemi prioritete për t’i arritur si Qeveri në kuadër të procesit të integrimit evropian. Prioriteti numër një është që rekomandimi për liberalizimin e vizave të shndërrohet në vendim edhe të filloj zbatimi i këtij vendimi. Objektiva e dytë është që të kemi miratimin e termave të referencës për strukturat e MSA, përkatësisht për këshillin e MSA …Objektivi i tretë është implementimi i marrëveshjes kornizë përmes së cilës Kosovës i ofrohet qasje në programin e BE-së. Këto janë katër objektiva që po shpresojmë që t’i arrijmë deri në dhjetor”, tha Ilazi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button