roze

Arrestohet 50 Cent

50 Cent është arrestuar për përdorimin e fjalëve të papërshtatshme në skenë në Karaibe të shtunën, raporton TMZ. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, është thirrur në polici pasi ka përdorur fjalë jo të përshtatshme përpara 40.000 të pranishmëve gjatë performancës së tij në një koncert muzikor.

Reperi 40-vjeçar ka qenë duke performuar në ishullin St. Kitts kur është arrestuar. Sipas të njëjtit “uebsajt”, thuhet se reperi është paralajmëruar se nuk duhet të përdorte fjalë të papërshtatshme gjatë performancave të tij.

Zëdhënësi i 50 Cent është shprehur se reperi ishte ftuar në atë koncert thjesht për ta drejtuar por më vonë i është kërkuar që të perfomonte dhe si pasojë nuk ka patur një version të pastër të këngës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button