Rajoni

Mali i Zi, pensioni minimal rritet për 20 përqind

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar sot ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin parashihet rritja e pensionit prej 1 korrikut.

Me propozim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional, të cilin sot Kuvendi malazez e ka miratuar, parashihet rritja e pensionit prej tre për qind prej 1 korrikut të këtij viti.

Me ndryshimin e Ligjit parashihet që pensioni më i ulët të rritet në 20 përqind. Pensioni më i ulët që deri më tani ka qenë 101 euro do të jetë 122 euro.

Në Mal të Zi ekzistojnë 4.410 shfrytëzues të pensionit më të ulët, me atë që kjo do të ndërlidhet për gjithsej nëntë mijë shfrytëues, sepse do të ndërlidhet edhe për ata njerëz që kanë patur pension mbi 101 euro.

Për realizimin e këtyre dispozitave të reja ligjore do të nevojiten rreth 6.5 milionë euro. Mali i Zi ka 115 mijë e 869 shfrytëzues të pensionit. Pensioni mestar për muajin maj arrinte 276 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button