Bota

Sulmi në Stamboll, Qeveria turke: Të dhënat na çojnë te Shteti Islamik

Për kryeministrin turk, Binali Yildirim, të gjitha të dhënat e para tregojnë se pas episodit tronditës të Stambollit qëndrojnë ekstremistët e Shtetit Islamik.

“Nga sa kanë arritur të zbulojnë deri tani forcat tona të sigurisë, bëhet fjalë për një sulm terrorist të ndërmarre nga ISIS-i. Por pavarësisht faktit që çdo gjë të çon drejt Shtetit Islamik, hetimet vazhdojnë”, tha Binali Yildirim, kryeministër i Turqisë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se, ky sulm duhet të shërbejë si pikë kthese në luftën globale kundër grupeve militante. Shtetet e Bashkuara reaguan duke e cilësuar episodin e dhunës si një ngjarje të tmerrshme e shokuese, e ripohuan mbështetjen e tyre të plotë për Turqinë.

Ngushëllime përcollën dhe udhëheqësit europianë.

“Nuk e dime kush i shkaktoi këto sulme të tmerrshme e për çfarë arsye. Nuk dua të spekuloj mbi këtë çështje, por i ofroj ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave, ndërsa popullit turk dua t’i them se e konsiderojmë veten të bashkuar me të në luftën kundër terrorit”, tha Angela Merkel.

Ndaj ngjarjes tronditëse reagoi dhe kandidati presidencial republikan, Donald Trump. “Njerëz, diçka shumë, shumë e keqe po ndodh. Bëjmë mirë të hapim sytë e të mbledhim forcat”, tha ai.

Paniku që ngjalli sulmi, dalëngadalë po ia lë vendin zemërimit. E gjithë bota po kthehet në një vend të pasigurtë, – tha një turist egjiptjan në Turqi. – Është e tmerrshme dhe e palogjikshme. Zgjidhja e problemeve, – shtoi ai, – nuk duhet kërkuar te terrori e dhuna.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button