Ekonomia

Shqipëria me Dokument Strategjik për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike (NAP)

Shqipëria ka gati planin kombëtar për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike (NAP), duke përmbushur kështu një prej angazhimeve të saj ndaj Bashkimit Europian dhe Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Prezantimi i dokumentit strategjik “Plani Kombëtar i Përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike (NAP)”, që u bë gjatë Asamblesë së NAP-it në Tiranë, shënon edhe fundin e procesit së përgatitjes së këtij dokumenti.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka vlerësoi maksimalisht angazhimin e gjithë aktorëve në këtë proçes. Organizimi në Shqipëri i Asamblesë NAP për herë të parë, si dhe pjesëmarrja e aktorëve ndërkombëtare dhe donatorëve në këtë Asamble u konsiderua nga ai si tregues i angazhimit serioz që ka marrë qeveria shqiptare në proçesin e ndryshimeve klimatike.

“Është e qartë, se kostot e mosveprimit janë shumë më të larta se ato të mbrojtjes prej ndikimeve të klimës. Përmes këtij dokumenti ne sjellim vëmendjen politike dhe institucionale në parapërgatitjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve të klimës për të menaxhuar pasojat e pashmangshme tё saj. Plani Kombёtar i Përshtatjes, paraqet një rrugëtim të gjatë dhe punë intensive, e cila kёrkon angazhimin shumё aktorёve, për të arritur minimizimin e dёmeve tё shkaktuara nga kёto dukuri që kanë pasoja të konsiderueshme sociale dhe financiare në vendin tonë, siҫ është demostruar qartazi këto vitet e fundit”, tha Koka.nap-M Koka1

Plani Kombëtar i Përshtatjes (NAP) është rezultat i punës intensive dy-vjeçare dhe mundësi për të identifikuar nevojat prioritare kombëtare për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike. Ky dokument synon të minimizojë dëmet me pasoja sociale e ekonomike të ardhura si rezultat i ndryshimeve klimatike. Shqipëria pati mundësi të prezantojë proçesin e NAP-it edhe në Takimin e Palëve (COP21) në Paris gjatë Dhjetor 2015 si dhe të firmoste .

Qeveria Federale Gjermane ka mbështetur vazhdimisht Ministrinë e Mjedisit në këtë proçes që prej vitit 2010 nëpërmjet GIZ me projektin “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike në Ballkanin Perëndimor”. “GIZ është i përkushtuar që të vijojmë me përkrahjen tonë për Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve në nivel kombëtar dhe lokal . Objektiv i veçantë në bashkëpunimin tonë është formulimi i një strategjie të financimit për zbatimin NAP”, tha Hermann Plumm

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button