Kosova

Vulin, Haradinajt: S’mund ta ndryshoni historinë serbe, ngase s’e keni tuajën

“Disa shqiptarë dëshirojnë që ta ndryshojnë historinë serbe”, ka deklaruar ministri i Punës, Çështjeve sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai ka shtuar se kjo po bëhet për shkak se shqiptarët ndjejnë mungesën e historisë së tyre.

Ky reagim i Vulinit erdhi ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili kërkoi që të ndërtohet një monument në Gazimestan për shqiptarët që kanë vdekur në Betejën e Kosovës, shkruan B92, transmeton lajmi.net.

Haradinaj e bëri këtë sugjerim gjatë ditës së djeshme, teksa serbët po e manifestonin ‘Vidovdanin’.

Në Gazimestan ka një monument dedikuar ushtarëve të rënë në betejën e Kosovës më 1389.

Në reagimin e tij Vulin theksoi se ata që nuk kanë histori të tyre tentojnë që të ndryshojnë atë që u takon të tjerëve.

“Duhet ta kemi të qartë se sa e rëndësishme ishte për ne që të sigurohemi që Kosova të mos jetë pjesë e UNESCO-s. Imagjinojeni se çfarë do të ndodhte nëse Kosova do të bëhej pjesë e saj, atëherë e gjithë historia serbe do të kthehej në histori të Kosovës. Ndërsa manastiret ortodokse serbe do të bëheshin manastire të Kosovës”, është shprehur ministri serb.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button