Maqedonia

LD: Bisedimet e partive politike të jenë transparente dhe të përshpejtohen

Lidhja Demokratike (LD) kërkon që bisedimet e partive politike për daljen nga kriza, të jenë transparente dhe të njëjtat të përshpejtohen, kurse në zgjidhje të përfshihen edhe propozimet e LD-së dhe asociacionet qytetare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti thotë se shqetësimi i qytetarëve për të ardhmen dhe perspektivën e shtetit, si edhe zhgënjimi, janë gjithnjë në rritje.

LD-ja kërkon përfshirjen e të gjitha partive në një diskutim të argumentuar, por edhe të mediave dhe sektorit civil, me qëllim pengimin e sjelljes së akteve të cilat do të kenë pasoja afatgjate për Maqedoninë, për sundimin e ligjit dhe për demokracinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button