Home / Keshilla / Këshilla për të fjetur më mirë kur bën vapë

Këshilla për të fjetur më mirë kur bën vapë

gjumPër temperaturat e larta të kësaj vere menduam t’ju sugjerojmë disa këshilla se si të qëndroni të freskët në dhomën e gjumit

Që nga dushi i freskët te jastëku në krevat, ja të gjitha zgjidhjet për të eliminuar netët pa gjumë.

Mbajtja e pizhameve

Ndonjëherë duket si e pamundur t’i rezistosh tundimit për t’u zhveshur kur netët janë të nxehta. Megjithatë, sipas ekspertit të gjumit, Neil Stanley, në të vërtetë është më mirë që pizhamet të mos i hiqni, ndërsa ato duhet të jenë prej fibrash natyrale: “Pizhamet heqin erën dhe djersën nga trupi, ndërsa do t’ju bëjnë të ndiheni më të freskëta”. Ekspertë të tjerë sugjerojnë që të flini mënjanë, se sa me shpinë: sa më e madhe të jetë sipërfaqja e ekspozuar e trupit, aq më shpejt largohet vapa prej tij.

Bërja e një dushi të ftohtë

Për një gjumë të mirë, temperatura e trupit tonë ka nevojë që të zbresë ndonjë gradë më pak në krahasim me temperaturën gjatë ditës. Ndaj bëni një dush të ftohtë ose të vakët përpara se të shtriheni. Bëni kujdes të mos përdorni ujë shumë të ftohtë: ajo mund t’ju zgjojë ose të provokojë ndonjë goditje në zemër.

Ventilatori

Ventilatori mund t’ju ndihmojë që të ulni temperaturën e trupit me një shpejtësi të pabesueshme. Profesori Jim Horne nga Qendra e Kërkimeve për Gjumin në Universitetin e Loughborough, ka thënë: “Drejtojeni ventilatorin drejt fytyrës tuaj, sepse faqet kanë aftësi më të madhe për të çliruar të nxehtin. Megjithatë është e rëndësishme që ventilatorin të mos e poziciononi shumë pranë vetes, përndryshe mund të merrni ndonjë ftohje”.

Freskimi i çarçafëve

Një ide e mirë është që çarçafët dhe këllëfët e jastëkut t’i vendosni brenda një qeseje dhe më pas atë ta fusnit në frigorifer për një ose dy orë përpara gjumit. Është e sigurt se efekti i kësaj metode është i përkohshëm, ashtu siç ka konfirmuar edhe doktor Stanley: “Trupat tanë ngrohen më me shpejtësi mes çarçafëve”.

Mos e hani darkën shumë vonë

Një vakt i bollshëm përpara se të shkoni në shtrat është një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni: trupi juaj do të marrë shumë kalori, të cilat gjenerojnë nxehtësi. “Provoni të hani një sallatë të lehtë dhe herët, kurrë gjysmë ore përpara se të flini”, sugjeron doktor Stanley.

Shmangni alkoolin

Dihet, alkooli, e “shqetëson” gjumin, ndërsa efektet e tij negative agravohen kur bën vapë, duke mos e lejuar trupin të mbajë një temperaturë të duhur. Ndaj mos pini alkool mbrëmjeve sidomos përpara se të flini: në çdo rast mbani pranë shtratit tuaj një gotë të madhe me ujë!

“Kërcimi” i Charles Dickens

Thuhet se shkrimtari i famshëm britanik Charles Dickens kishte ideuar një zgjidhje personale kundër të nxehtit të natës: çohej nga shtrati, duke tundur krahët dhe duke ecur lehtazi nëpër dhomë. Në të vërtetë ekziston një bazë shkencore: në këtë mënyrë ne i lejojmë trupit tonë që të ftohet, ndërsa djersa do të mund të thahet më lehtë.

Kondicioneri

Kondicioneri është një pajisje mjaft e mirë për të ftohur dhomën: ajri i nxehtë del menjëherë jashtë, ndërsa ai zëvendësohet me ajër më të thatë dhe më të freskët. Sigurisht çdo kondicioner ka nevojë për shërbim të paktën dy herë në vit dhe për më tepër nuk është aspak ekonomik. Por nëse i nxehti i madh dhe mungesa e gjumit janë problemi juaj më i madh, marrja e një kondicioneri është me siguri një investim i mirë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: