Home / Parlamentare / Replika/ Bushati: Ke specialitet mashtrimin? Gjiknuri: Deputet tenderash!

Replika/ Bushati: Ke specialitet mashtrimin? Gjiknuri: Deputet tenderash!

Gjatë seancës së sotme parlamentare ka patur debat midis Ministrit Damian Gjiknuri dhe deputetit Helidon Bushati, sa i takon çështjes së hidrocentralit të Skavicës.

Ja debate i plotë mes tyre.

Damian Gjiknuri: Berisha i dha nje bonus 10 pikë në vitin 2007 kompanisë për Skavicën. Tani vjen e ankohet këtu. E provoi dy herë e nuk i eci. S’do të thotë që nuk duhet të na ecë dhe neve.

Helidon Bushati: Ti je edhe mashtrues dhe i korruptuar. S’mund t’i bësh mirë të dyja. Specializohu për njërën.

Gjiknuri: Ti je të dyja.

Bushati: 10 pikëshi ju dha nga Nano në vitin 2003. Ne kur jua jepnim nuk e bënim në hotelet e Stambollit, por në rrugë institucionale. Uroj që Ambasada e Kinës të mos e ketë dëgjuar këtë seancë se do merrni ndonjë notë proteste.

Gjiknuri: Mashtrues..është dhënë në 2011.

Bushati: Mos gënje

Gjiknuri: Po ke guxim hyr në internet e gjej vendimin e printoje. E ka bërë Berisha.

Bushati: Po pra..do shkoj të të gjej atë të vitit 2003.

Leave a Reply

%d bloggers like this: