Maqedonia

Lycamobile njofton për fillimin e punëve në Maqedoni

Operatori ndërkombëtar virutal celular ”Lycamobile” sot ka njoftuar se fillon me punë në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky operator do të përdor kodin 079 në tregun e telekomunikacionit të vendit dhe do ta përdor rrjetin e operatorit one.vip.

Agjencia e komunikimit elektronik bën të ditur se deri tani, ky operator ka sigurar 175000 numra, ndërkaq është testuar transferimi i numrave dhe e kanë miratuar marrëveshjen standarde për parapagesë.

Kujtojmë se para disa ditësh janë bastisur zyrat e kësaj kompanie në Paris dhe janë arrestuar 9 persona për fshehje tatimi dhe larje parash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button