Home / Te ndryshme / Llojet e njerëzve të cilët duhet t’i keni në jetën tuaj

Llojet e njerëzve të cilët duhet t’i keni në jetën tuaj

Që nga strategu deri tek ëndërrimtari dhe planifikuesi, njerëzit që ju rrethojnë kanë shumë rëndësi pasi ata ndikojnë në mënyrë direkte dhe indirekte në jetën tuaj

Nuk ka rëndësi se sa mësime merrni apo se sa libra lexoni. Asgjë nuk do t’ju nxisë më shumë drejt arritjeve në jetë sesa njerëzit e duhur që ju rrethojnë. Marrëdhëniet janë çelësi i gjithçkaje dhe njerëzit me të cilët shoqëroheni kanë shumë ndikim në jetën tuaj.

Marrëdhëniet na nxisin dhe na bëjnë të zhvillohemi. Njerëzit që besojnë te ne na japin forcë të ecim përpara, na mësojnë, na bëjnë të qeshim dhe na sfidojnë përherë e më tepër.

Me njerëzit e duhur në krah ju mund të çani larg në jetë. Ja se cilët janë njerëzit që duhet t’i mbani pranë në përditshmërinë tuaj për të qenë më të fortë.

Strategu

Dikush që ju njeh, i cili e di se çfarë doni të bëni dhe që mund të bëjë pyetje që ju mundojnë nga brenda. Personi që ju ndihmon të shihni atë që dini dhe të bëni strategji që të kuptoni se çfarë nuk dini dhe si ta mësoni atë. Për këtë, nëse njihni dikë që ju ndihmon të planifikoni me kujdes një hap të madh që do të hidhi përpara, atëherë jeni me fat.

Shëruesi

Të gjithë ne kemi nga një person që kryen rolin e shëruesit. Pikërisht ai person që na mban pranë kur jemi lënduar dhe që na jep forcë të kalojmë mërzinë.

Nuk ka rëndësi nëse është një mik, një psikolog apo dikush tjetër, gjetja e një personi që ka një veti speciale për të na ardhur në ndihmë dhe për të kaluar vështirësitë, është veprimi më i zgjuar që do të bëni për njerëzit që ju rrethojnë.

Triumfuesi aktual

Mbani pranë përherë një person të ngushtë, i cili po ecën mjaft mirë me jetën e vet. Ju duhet të keni një mik të suksesshëm i cili ju tregon se si çahet përpara dhe se si karriera mund të ndërtohet me anë të përkushtimit.

Një triumfues që beson te talentet tuaja dhe që sheh zgjidhjet në vend të problemeve do t’ju prezantojë edhe juve me suksesin së shpejti ose të paktën do t’ju japë frymëzim për të ecur në jetë.

Mentori

Mentorët janë ata persona të cilët përbëjnë domosdoshmëri për t’ju mbajtur në shinat e duhura të synimit që i keni vënë vetes. Ata janë garancia juaj se do të keni një zhvillim të qëndrueshëm individual dhe se edhe në rast gabimi, nuk do të mbeteni në vend, por do të përparoni.

Duke ju mësuar vazhdimisht se cila është më e mira juaj, ju do të merrni informacion, dashuri, ndihmë dhe do të shijoni shoqërinë e një gjeniu.

Trajneri

Sepse një trajner, ndryshe nga një mentor që është për gjërat teorike, do t’ju mundësojë në praktikë kapërcimin e vështirësive dhe do t’ju inkurajojë të jeni sa më të hapur rreth të papriturave të jetës dhe të arrini t’i menaxhoni ato siç duhet për t’i lënë pas. Një trajner është i nevojshëm në çdo rrugë dhe do t’ia vlejë gjithnjë.

Energjiku

Mund të jetë miku juaj i ngushtë, vëllai apo motra, dikush që e doni apo qoftë edhe kafsha juaj shtëpiake. Një qenie njerëzore që ju mbush me energji pozitive dhe që ju frymëzon është një bekim fantastik për ju. Vlerësojeni praninë e tij/saj dhe sigurohuni që të furnizoheni sa më shumë me këtë energji pozitive që buron prej tij.

Bashkëbiseduesi

Kafe të gjata për gjithçka që ju vjen në mendje? Një bashkëbisedues i aftë me të cilin mund të rrihni idetë pa u lodhur dhe me një sens mirëkuptimi, por edhe debati brenda kufijve, do t’ju bëjë shumë dobi në jetë dhe në qëllimet që i keni vënë vetes.

Ai që beson te ju

Besimtari është gjithçka që ju jeni, që keni bërë dhe që mund të bëni. Ai beson te ju dhe te mënyrat që keni për të ecur përpara, beson në thelbin tuaj dhe nuk ju lë të dekurajoheni. Një shok që beson te ju është më i dobishëm se qindra të tjerë që mund t’ju vënë në dyshim gjërat, pasi çdonjëri prej nesh ka nevojë për pak besim që të mund të gjejë forcën brenda vetes.

Qetësuesi

Njihni dikë me të cilin jeni rehat dhe me të cilin qëndroni duke i ulur të gjitha muret tuaja mbrojtëse, gëzohuni sepse jeni në rrugën e duhur të të pasurit pranë njerëzit që ju frymëzojnë dhe që ju lejojnë të relaksoheni nga tensioni i përgjithshëm i jetës.

Një person me të cilin mund të jeni vetvetja dhe me të cilin nuk keni përse mendoni gjatë për ato që bëni, është një nga më të dobishmit.

Shkëndija

Keni nevojë për një shkëndijë për të dalë atje jashtë dhe për të ndryshuar jetën tuaj? Ata që janë me fat kanë një mik/e që i bën gjërat të lëvizin dhe idetë të rrjedhin. Nëse keni mikun shkëndijë që ju nxit të bëheni pjesë e aksionit dhe që ju tërheq nga pas në adrenalina të pafund, jeta juaj po shkon mirë.

Dashurinë

Të gjithë kemi nevojë për dashuri. Në një periudhë të caktuar mund të jeni personi që ka dashurinë më të bukur në planet, në kohë të tjera mund të dëshironi të jeni vetëm. Por gjithsesi, një njeri i cili është mjaft i ëmbël dhe i dashur me ju, qoftë një pjesëtar i familjes ose jo, përbën domosdoshmëri për dozën e përbërësve të një jete që është në rrugën e duhur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: