Te ndryshme

Shkenca e gjuajtjes nga pika e bardhë e 11-metërshit

Shkencëtarët analizuan më shumë se 200 penallti të ekzekutuara në disa kampionate të ndryshme si Liga e Kampioneve, Kupa e Afrikës dhe Kupa e UEFA, duke vënë re se në 96% të rasteve, portierët zhvendosen lehtësisht nga e djathta apo nga e majta krahasuar me qendrën e portës

Statistikisht gjatë gjuajtjes së penalltisë, portieri është në një situatë të dizavantazhuar krahasuar me bomberin që ka përballë. Pritja e topit ndodh vetëm në 18% të rasteve.

Por me këto spostime, portieri është në gjendje që të influencojë drejtimin e gjuajtjes së sulmuesit, pasi ai që e gjuan penalltinë ka për tendencë që ta drejtojë topin në atë anë ku porta është më e lirë.

Nëse gardiani zhvendoset në të majtë dhe nuk rri në qendër, atëherë me shumë mundim sulmuesi do të gjuajë duke e çuar topin në të majtën e tij.

Sipas studimit një spostim nga qendra e portës mes 6 deri në 10 cm është ai që i garanton portierit shanset më të mëdha për ta pritur penalltinë. Kështu që djemtë kuqezi, kur të gjenden në të tillë situatë, ta marrin në konsideratë këtë këshillë.

Kush e shpiku penalltinë?

Idenë për të goditur nga pika e bardhë e 11-metërshit e shpiku William Meccrum, portieri i Milford Everton, që në vitin 1890 foli me Jack Reid, sekretar i federatës irlandeze të futbollit (IFA), që ta propozonte si ide në instancat më të larta. Megjithatë, ky i fundit e gjykoi si të padobishëm këtë propozim.

Por për të ndryshuar opinionin ndikoi ndërhyrja e një futbollisti të Notts County, që e ndali me dorë topin që po i drejtohej rrjetës, gjatë një takimi kundër Stoke City-t. Arbitri vendosi që aty ku ndodhi faulli të kryhej një goditje dënimi, por muri i futbollistëve e ndaloi topin të përshkonte rrjetën.

Gjuajtja e penalltisë u aprovua më 2 qershor të 1891-it. Por pika e bardhë e 11 metërshit ende nuk aplikohej dhe ajo u përdor në vitin 1902. Deri në atë kohë, lojtari e zgjidhte vetë ku të gjuante, dhe kushti u vetëm ishte që largësia nga porta të ishte rreth 11 metra.

Duke përjashtuar miqësoret, futbollisti i parë që zyrtarisht gjuajti një penallti në historinë e futbollit ishte Alf Farman, pjesë e Newton Heath (që më vonë u kthye në Mançester Junajtid më 5 shtator të 1891 ai mundi gardianin Richard Wright, të Blackpool, në një ndeshje të “Lancashire League”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button