Home / Europa / Surprizë! Boris Johnson tërhiqet nga gara për kryeministër

Surprizë! Boris Johnson tërhiqet nga gara për kryeministër

Boris Johnson nuk do të kandidojë për drejtimin e Partisë Konservatore. Një lëvizje e papritur kjo e ish-kryetarit të Bashkisë së Londrës, që ka ndryshuar edhe letrat në lojën për pasardhësin e David Cameron, përveçse si kryetar partie edhe si kryeministër.

Tërheqja e Johnson në këtë pikë bën që të lexohet në mënyrë komplet tjetër njoftimin e Gove, që pak orë më parë ishte interpretuar si sfidant i Johnson.

Tani rruga është e hapur, do të jetë ministri i njohur për qëndrimet anti-shqiptare dhe jo ish-kryebashkiaku që do të udhëheqë euroskeptikët brenda partisë.

Por kundër Gove është ajo pjesë e mbetur e “pro qëndrimit”, e përfaqësuar nga ministrja e Brendshme Theresa May, që pikërisht sot ka zyrtarizuar kandidaturën e saj.

Një sondazh i publikuar në numrin e sotëm të gazetës “Times” i jepte May 17 pikë avantazh ndaj Johnson, por nuk dihet nëse ka qenë kjo anketë që ka bindur kryebashkiakun të tërhiqet.

Pozicioni i May mbetet i frotë dhe ka gjasa që kryeministri i ardhshëm britanik të jetë një grua që ka bërë fushatë për qëndrimin në BE.

Megjithatë, në fjalimin e parë të saj si kandidate May ka thënë: “Vendi votoi për “Brexit” dhe nuk mund të ketë asnjë atentativë për t’u kthyer pas nga kjo zgjedhje e as të organizohet një referendum i dytë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.