roze

Rita Ora përfundon në spital

Axhenda e ngarkuar e Rita Ora-s e ka detyruar atë të përfundojë në spital. Këngëtarja britanike është shtruar në spital ditën e mërkurë për shkak të lodhjes së tepërt, ka raportuar vetë ajo përmes llogarisë së “Instagram”-it.

25-vjeçarja ka përdorur këtë rrjetë social për t’i treguar të gjithë fansave të saj një foto nga spitali ku ndodhej.

Në foton e publikuar, ajo shihet në krevatin e spitalit e veshur me një bluzë të bardhë, ndërkohë që është duke marrë serumin. Edhe pse e lodhur ajo ka buzëqeshur.

“Sot ishte një ditë e lodhshme, por jam duke ia dalë falë mbështetjes tuaj. Ju dua”, ka shkruar këngëtarja me origjinë shqiptare bashkangjitur postimit të saj. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse me të vërtetë këngëtarja përfundoi në spital për shkak të lodhjes apo për ndonjë shkak tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button