Ekonomia

Klasifikimi krahasues i kredive: Shqipëria në vendet me risk të lartë të pagimit të borxhit

The Guardian ka publikuar një tabelë se si agjencitë e vlerësimit Fitch, Moody’s dhe S&P rendisin secilin vend, përfshirë Shqipërinë dhe shtete të tjera të rajonit.

Aktualisht S&P dhe Moodys e kanë vlerësuar Shqipërinë me B1. Ky klasifikim e vendos Shqipërinë në vendet me risk të lartë të pagimit të borxhit. Të dyja agjencitë, S&P dhe Moody’s, tregojnë për një prespektivë të qëndrushme.

Në fakt të gjithë vendet e rajonit janë në zonën e kuqe, ku disa renditen më mirë dhe disa më keq nga Shqipëria. Maqedonia vlerësohet me BB nga S&P dhe BB+ nga Fitch, me perspektivë stabël nga të dyja. Bosnja vlerësohet B nga S&P dhe B3 nga Moody’s, me perspektivë stabël.  Mali i Zi ka vlerësimin BB- nga S&P dhe Ba3 nga Moodys, perspektiva stabël. Serbia vlerësohet me BB-, me perspektivë negative.

Pritshmëritë në Europë

Ekonomistët kanë parashikuar se si Mbretëria e Bashkuar do të humbte renditjen e lakmuar të kredive AAA këtë vit.

Phillip Inman ka diçka më tepër për të shtuar në lidhje me këtë ngjarje, ku ai shkruan:
“Shumë ekonomistë parashikojnë të paktën një nga tri agjensitë kryesorë të klasifikimit të kredive, Moody’s, Fitch dhe S&P, që kanë shpallur Mbretërinë e Bashkuar si një vend me risk të lartë të huadhënies në përgjigje të masave shtrënguese që do të zgjasin për tetë vite, duke filluar që në 2018.
Vitin e fundit, Anglisë i ishin përcjellë paralajmërimet nga Fitch kur perspektiva e klasifikimit të kredive dukej negative, duke u bërë agjencia e dytë që vendoste renditjen e riskut AAA pas Moody’s që pati bërë të njejtën lëvizje.”

Në të njëjtën kohë të ndryshimit të perspektivës Së Anglisë në negative, Moody’s bëri një seri rregullimesh që përfshinte uljen në renditje të vendeve si Italia, Malta, Portugalia, Slloveni, Sllovaki dhe Spanjë.

Vetëm disa ditë më parë Moody’s dha vlerësimin negativ në obligacionet qeveritare të Qipros, duke i ulur ato në renditje nga BA3 në B3. Klasifikimet e agjencive kanë cilësuar se dobësitë dhe brishtësitë e bankave janë faktori kryesor i këtij vendimi, duke thënë:
“Në mënyrë që të mbajnë kapitalet e bankave vendase në nivelet e duhura, qeveria qipriote me shumë gjasa do t’i duhet t’i mbështesë financiarisht bankat vendase në mënyrë që bankat vendase të mos kërcënojnë qëndrueshmërinë e barrës së borxhit të qeverisë.

Por, cilat janë agjencitë e klasifikimit? Tre agjencitë më të mëdha janë Fitch, Moody’s dhe Standard&Poors. Ajo çka këto kompani bëjnë është vlerësimi i aftësisë së huamarrësve për të paguar borxhet dhe i ndihmon ato për të treguar borxhin në tregjet dytësore.
Kjo do të thotë për tregtimin e kontratave të borxhit siç janë bonot e thesarit pasi janë emetuar, agjencitë e klasifikimit ndihmojnë për të vendosur një çmim të drejtë. Agjencitë e klasifikimit janë fajësuar shpeshherë për acarimet e tregut në kohë krizash financiare. Ata u sulmuan gjerësisht për dështimin në paralajmërimin e rrezikut për letra me vlerë të caktuara, veçanërisht për letrat me vlerë të mbështetura në peng.Humbja e renditjes apo ulja në klasifikim mund të jetë fatale në aftësinë e shteteve për të marrë borxh në treg.
Falë tri agjencive më të mëdha, mund t’ju sjellim renditjen e shteteve në mbarë botën sot. Për shkak të qasjeve të ndryshme të tyre, janë ndarë në kolona të ndryshme vlerësimi i secilës agjenci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button