Bota

Ebola, edhe Nigeria shpall emergjencën

ebola-320x180OBSH e cilësoi epideminë në Afrikën Perëndimore një problem global

Virusi vdekjeprurës Ebola po zgjeron dita-ditës hartën e vendeve të prekura në Afrikën Perëndimore. Djeka qenë radha e Nigerisë që të deklarojë gjendjen e saj të emergjencës. Presidenti Goodluck Jonathan miratoi një shumë prej 11 milionë dollarësh për t’u përballur me këtë situatë. Ndonëse viktimat në numër dhe në raport me popullsinë nuk janë të njëjta si në Sierra Leonen fqinje apo në Liberi, raste me virusin vdekjeprurës në Nigeri nuk kanë munguar. Nigeria është vendi me popullsinë më të madhe në atë rajon. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar të paktën 12 persona të prekur, nga të cilët njëri në gjendje të rëndë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilësoi epideminë në Afrikën Perëndimore një problem global dhe bëri thirrje për më shumë fonde për t’u përballur me të. OKB-ja miratoi një fond prej 200 milionë dollarësh disa ditë më parë, për t’u ardhur në ndihmë sistemeve shëndetësore në Liberi dhe Sierra Leone, dy vendet e prekura më së shumti nga ky virus. Ebola megjithatë ka arritur të “importohet” edhe në Spanjë e Shtetet e Bashkuara, pasi individë të veçantë kanë mundur të infektohen gjatë përmbushjes së misioneve të tyre humanitare në Afrikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button