Teknologji

Makinat elektrike, ja sa ka shkuar numri i përdoruesve

makKontinenti i vjetër është duke punuar gjithmonë e më shumë sa i takon rritjes së pajisjeve që nuk ndotin ambientin. Në vitin 2013 janë dyfishuar shitjet e makinave elektrike, në krahasim me vitin 2012, i cili është edhe viti që shënon hyrjen e tyre në treg. Këto janë rezultatet e publikuara nga raporti i fundit i Transport & Enviroment. Duke u bazuar tek të dhënat e para të Agjencisë Europiane të Mjedisit, janë rreth 50 mijë makina elektrike të shitura vitin e kaluar. Në Europë janë shitur rreth 0.4% të të gjitha makinave, që prezantojnë rreth një të katërtën e shitjeve në nivel botëror. Greg Archer, i shoqërisë T&E është shprehur se automjetet elektrike mund të luajnë një rol të rëndësishëm në kalimin në një lëvizshmëri më të qëndrueshme dhe të ndihmojnë rritjen e shitjeve, për shkak të nevojës së prodhuesve për të përtërirë prodhimet e tyre, duke përmbushur rregullat e BE për emetimet e CO2.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button