Maqedonia

Prezantohen rekomandimet për Maqedoninë të Komitetit të OKB-së për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore

Komiteti i OKB-së për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore i jep Maqedonisë 13 rekomandime se si t’i zbatojë obligimet nga ratifikimi i Paktit për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, shërbimet parësore shëndetësore duhet t’u ofrone të gjithëve, pa marrë parasysh pozitën gjeografike, duhet të sigurohet staf mjeësor i mjaftueshëm, duhet të ndërpritet pagesa e kompenzimit dhe të kontrollohen shërbyesit privat të shërbimeve shëndetësore, nëse i respektojnë marrëveshjet.

Ky komitet rekomandon që të regjistrohet popullata, të shtohet numri i gjinekologëve, të ketë qasje për shërbime shëndetësore gjinekologjike për të gjitha gratë, e posaçërisht në komunën Shuto Orizare, të përfshihet në mbrojtje nga diskriminimi edhe orientimi seksual dhe identiteti gjinor në Ligjin për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, shteti duhet t’u mundësojë partenrëve të të njejtës gjini, qasje në privilegjet që u rezervohen partenrëve të kurrorëzuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button