roze

Vdes aktori Robin Williams, dyshohet për vetëvrasje

robin-williamsAktori amerikan Robin Williams, njëri prej më të mirëve të gjeneratës së tij, vdiq në banesën e tij dje dhe me shumë mundësi mendohet se është vetëvrarë, njoftoi policia.

Në një komunikatë, policia e Marin County, në Californie, shpjegoi se “një subjekt mashkull u shpall i vdekur në orën 12:02 pm, i identifikuar si Robin McLaurin Williams, 62 vjeç, resident në Tiburon, në Californie dhe arsyet e vdekjes mund të jenë vetëvrasje nëpërmjet asfiksimit”.

“Një hetim është duke u zhvilluar mbi arsyet dhe rrethanat e vdekjes”, theksohet në komunikatën e policisë duke shtuar se komediani është parë i gjallë për herë të fundit në banesën e tij, ku jeton me familjen, të dielën rreth orës 22:00.

Sipas shtypit amerikan, aktori vuante nga depresioni.

Robin Williams, që ka zhvilluar një karierë të shtrirë në më shumë se tre dekada, është bër i njohur ndërkombtarisht për rolin e tij në “Good morning Vietnam” të Barry Levinson në vitin 1989.

Ai pushtoi publikun e gjithë botës me rolin e profesorit të shkëlqyer përball disa adoleshentëve në “Rrethi i poetëve të zhdukur”, dhe me një film komik të titulluar “Mrs Doubtfire”, ku një vazhdim pritet të dalë vitin që vjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button