Home / Sporti / Uellsi shkruan historinë, mposht Belgjikën 3-1, në gjysmëfinale kundër Portugalisë

Uellsi shkruan historinë, mposht Belgjikën 3-1, në gjysmëfinale kundër Portugalisë

Shumë mund të prisnin një lojë të mirë, por pak kush mund ta kishte imagjinuar që një skuadër debutuese si Uellsi të arrinte deri në gjysmëfinalen e Euro2016 duke mundur me rezultatin 3-1 Belgjikën e yjeve si Hazard, Lukaku apo de Bruyne.

Edhe pse të gjendur në disavantazh prej minutës së 13’, kur Nainggolan kaloi në avantazh Belgjikën, djemtë e drejtuar nga trajneri Chris Coleman nuk u stepën, por arritën të gjenin golin e barazimit përmes kapitenit Ashley Williams në minutën e 31’.

Ashtu edhe si në pjesën e parë, edhe në të dytën loja mes dy ekipeve ka qenë thuajse e barabartë mes dy ekipeve, por ata që arritën të bënin diferencën kanë qenë uellsianët të cilët arritën të shënonin dy herë.

Goli i avantazhit për britanikët e Uellsit u shënua nga Hal Robson-Kanu në minutën e 55’. Por edhe pse të gjendur në avantazh skuadra e Coleman ka vijuar të sulmojë dhe në minutën e 86’ me anë të Sam Vokes i ka dhënë goditjen e nokautit Belgjikës, e cila për minuta të tëra nuk arriti të gjente sërish rrjetën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: