Kronika

Grabitja e Rinasit, ndalohen 5 persona për shpërdorim detyre

Hetimet e nisura për supergrabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë në Aeroportin “Nënë Tereza” vetëm një ditë më parë nga 3 persona të maskuar në mes të ditës, kanë çuar sot në firmosjen e urdhërndalimeve dhe ekzekutimin e tyre për disa persona, mes të cilëve drejtues dhe punonjës të kompanisë së sigurisë së aeroportit, ICTS.

Prokuroria e Krujës njofton se personat e ndaluar mbi bazën e dyshimeve për “shpërdorim detyre”, duke u krijuar kështu mundësinë 3 personave të maskuar e të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave nga mjeti që i transportonte ato për në bordin e një avioni, janë: 

Arben Karafili, drejtor operacional i kompanisë “ICTS”;

Bledar Blloshmi, agjent sigurie;

Fadil Jonuzaj, agjentë sigurie;

Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare të bankës së nivelit të dytë;

Vangjel Nikolla, kreu i Degës Teknike të Aeroportit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Krujës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se personat e ndaluar nuk kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e vlerave monetare në ambientet e brendshme të Aeroportit të Rinasit.

Urdhërndalimet janë ekzekutuar nga ana e forcave të policisë mbrëmjen e kësaj të premteje, ndërsa vijojnë hetimet për vjedhjen, të cilat po zhvillohen edhe nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi ka dyshime se vepra penale është konsumuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button