Kronika

Vjedhja e thesarit, Braho: Të japë dorëheqjen Këshilli Mbikëqyrës dhe jo Fullani!

brahokuvendi-320x241Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, në një deklaratë për mediet, e cilësoi një ngjarje të rëndë skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, që sipas tij ndikon edhe tek siguria financiare e vendit.

Pasi bëri një pasqyrim të gjerë të ngjarjes, Braho e vuri gishtin e përgjegjësisë tek 7 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, ndërsa u shpreh, se mbi guvernatorin Fullani, nuk ka ndonjë përgjegjësi ligjore që të japë dorëheqjen.

“Është ngjarja më e rëndë, e cila, ka tronditur thellë jo vetëm opinionin publik, por ndikon edhe në sigurinë financiare të vendit. Reagimi i Berishës për këtë rast është problematik, pasi ka marrë në mbrojtje skandalin bankar. Në thelbin e saj, kjo ngjarje nuk ka vetëm përgjegjësi morale e politike, por kryesisht ligjore, institucionale dhe nuk zgjidhet me thirrje për shkarkime, qoftë edhe të një personi, siç është guvernatori. Ndër përgjegjësitë kryesore, është ajo që ngarkon 7 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Evidentohet fakti se kjo strukturë e ngarkuar nga ligji për këtë qëllim, ka vegjetuar se nuk ka qenë kontrolluese dhe efikase. Ju bëj thirrje anëtarëve, Ermelinda Meksi, Ardian Civici, Dhori Kule të japin dorëheqjen”, tha Braho.

Deputeti i mazhorancës, i cili përfaqëson LSI-në në Kuvend, u shpreh se, sipas tij, guvernatori Fullani nuk duhet të largohet, por Braho i kërkoi prokurorisë të bëjë punën e saj pa u ndikuar.

“Nëse Fullani jep dorëheqjen, është çështje e tij, por ligji e tregon qartë kur mund të largohet. Të largohet në rastin që prokuroria ngre akuzë, – nënvizoi Braho. –  Të merremi me baballarët, djemtë t’i lëmë për më vonë”, – iu përgjigj Braho pyetjes së gazetarëve për jetën e luksit të djalit të guvernatorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button