Bota

Hillary Clinton merret në pyetje nga FBI

Kandidatja amerikane në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton është marrë në pyetje nga FBI në lidhje me përdorimin e postës elektronike kur ajo ishte sekretare e Shtetit.
Lajmin e ka bërë të ditur stafi i fushatës së zonjës Clinton. Një zëdhënës a thënë se bëhet fjalë për një marrje në pyetje vullnetare.
FBI po e heton zonjën Clinton dhe ndihmësit e saj nëse kanë keqpërdorur informacione të klasifikuara përmes një serveri privat gjatë kohës që ajo ishte në krye të diplomacisë amerikane.
Nga ana e saj, zonja Clinton mohon çdo përdorimin e të dhënave sekrete në email-in e saj privat. Ajo thotë se ka hapur një adresë poste elektronike për motive dobishmërie, sepse ishte më e lehtë të bënte gjithçka nga telefoni i saj tip “Blackberry” sesa me telefonë të tjerë apo tableta.
Sidoqoftë, një hetim i nisur nga Departamenti i Shtetit pas largimit të saj e akuzon ish-zonjën e parë dhe parardhësit e saj në detyrë për keqmenaxhim të postës elektronike.
Aktualisht, Departamenti i Drejtësisë po heton për të përcaktuar nëse akuza përbën apo jo vepër penale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button