Home / Sporti / Euro 2016 – Gjermania thyen akullin, më në fund mund Italinë pas 120 minutash me penallti

Euro 2016 – Gjermania thyen akullin, më në fund mund Italinë pas 120 minutash me penallti

Gjermania më në fund ia ka dalë mbanë të mundë Italinë në një kompeticion madhor.

Pancerat janë kualifikuar në gjysmëfinale të ‘Euro 2016’, pasi eliminuan Italinë pas ekzekutimit të penaltive.

Die Mannschaft ishin padyshim skuadra më e mirë në 45 minutat e para, ndërsa zgjedhja e Joachim Low që të luajë me tre mbrojtës u pa se ishte e duhura, pasi Kimmich dhe Hector i mbanin prapa De Sciglio dhe Florenzin.

Gjermanët vazhduan me presionin në gjysmën e dytë dhe ia arritën të shënonin. Pas një aksioni të shpejtë të gjermanëve Mesut Ozil e dergoi topin në rrjet

Por pas 13 minutash Boateng preku topin me dorë brenda ne zone dhe arbitri akordoi penallti. Përgjegjësinë e mori Leonardo Bonucci dhe u tregua i saktë për ta barazuar rezultatin.

Me këtë rezultat perfundoi dhe koha e rregullt dhe shtesa, dhe gjithçka iu la penalltive të vendosnin.

Pas ekzekutimit të penaltive, më të saktë u treguan lojtarët e Gjermanisë, të cilët kualifikohen në gjysmëfinale, ku do të luajnë kundër fituesit të duelit ndërmjet Francës dhe Islandës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: