Home / Sporti / Islandezët zgjohen nga ëndrra, shkatërrohen 5-2 nga Franca

Islandezët zgjohen nga ëndrra, shkatërrohen 5-2 nga Franca

Ka përfunduar në mënyrën më të keqe ëndrra e islandezëve këtë Europian, Franca i ka ulur me këmbë në tokë debutuesit islandezë që ishin në delir që pas atij kualifikimi mëse të merituar ndaj Anglisë në 1/8.
Francës i kanë mjaftuar 45 minutat e para që të sigurohet se  do të jetë ai ekipi që do të përballet ndaj kampionëve të Botës në gjysmëfinalen e Europianit që luhet në shtëpinë e saj.
Katër gola ka pësuar Islanda vetëm në pjesën e parë. Olivier Giroud ka qenë ai që hapur edhe serinë e golave ndaj Islandës që në minutën e 13’. Pas tij, vetëm 7 minuta më pas, në minutën e 20’ ka qenë Paul Pogba ai i cili ka gjetur rrugën e rrjetës duke dyfishuar rezultatin.
Minutat e fundit të pjesës së parë ka qenë edhe më të hidhura për Islandën, pasi pësuan 2 gola brenda dy minutave. Golat e Dimitri Payet në minutën e 43’ dhe Antoine Griezmann në të 45’ çuan rezultain në 4-0.
Pas fillimit të pjesës së dytë islandezët hynë në fushë me një mentalitet tjetër duke ngulmuar për të gjetur rrugën e rrjetës. Ka qenë minuta e 56’ kur Kolbeinn Sigthorsson ka arritur të shënojë edhe golin e parë për debutuesit e këtij kompeticioni europian. Por 3 minuta më pas, Giroud ka gjetur për herë të dytë rrugën e rrjetës duke çuar rezultatin në 5-1.
Edhe pse në një humbje të thellë Islandezët nuk kanë humbur në asnjë moment mbështetjen e tifozëve të tyre. Kjo ka bërë që futbollistët e drejtuar nga Lars Lagerbaeck të mos humbin toruan dhe të gjenin sërish rrugën e rrjetës në minutën e 84’ me anë të Birkir Bjarnason, gol që shënoi edhe rezultatin final të ndeshjes 5-2.

Leave a Reply

%d bloggers like this: