Home / Kronika / Kronika e zeze / Aksident në aksin Rrëshen-Kalimash, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Aksident në aksin Rrëshen-Kalimash, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Vazhdojnë aksidentet në rrugët e Shqipërisë. Aksidenti i radhës ka ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, ku një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me trafikndarësen, duke i marrë jetën 1 personi dhe plagosur tre të tjerë.

aksident

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku një automjet tip ‘Fuoristradë’ me targa kosovare i cili ishte me shpejtësi të madhe, u përplas me trafikndarësen, duke shkaktuar vdekjen e Liridon Fejzës 21 vjeç, dhe plagosjen e tre të tjerëve, Ardian Fejzës, 26 vjeç, Fidan Ismit, 32 vjeç, dhe Blerim Fejzës, 30 vjeç.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Kukësit.

Sipas burimeve të policisë mësohet se shtetasit nga Kosova po udhëtonin drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet verore, por ky udhëtim duket se është kthyer në një tragjedi për ta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: