Home / Sporti / CAS refuzon apelimin, Skënderbeu pezullohet për një vit nga Europa

CAS refuzon apelimin, Skënderbeu pezullohet për një vit nga Europa

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Lozanë të Zvicrës ka refuzuar këtë të mërkurë apelimin e bërë nga klubi sportiv i Skënderbeut, në lidhje me vendimin e dhënë prej trupës së Apelit të UEFA-s më 1 qershor.

Sipas atij vendimi, kampionët e Shqipërisë deklarohen të papërshtatshëm për të marrë pjesë në kompeticionin e Champions League për sezonin 2016-2017, pas hetimeve të kryera mbi akuzat për trukim ndeshjesh.

Skënderbeu pretendonte që vendimi i CAS-it të përmbyste vendimin e UEFA-s dhe ta deklaronte klubin korçar të gatshëm për të garuar në Championsin e këtij viti, por pa mundur të sigurojnë një vendim pozitiv.

Palët e përfshira në këtë proces kishin rënë dakord të zgjeronin procedurat e Arbitrazhit, me një seancë dëgjimore më 4 korrik në Lozanë. Por apeli i palës korçare është refuzuar nga paneli i CAS-it, duke konfirmuar vendimin e 1 qershorit nga UEFA.

Ndërkohë, pritet që Arbitrazhi të njoftojë palët e interesuara mbi këtë çështje brenda pak javësh, teksa vendimi do të publikohet edhe në faqen e internetit të CAS-it.

Leave a Reply

%d bloggers like this: