Home / Sporti / Cristiano: Këtë radhë do të fitojmë!

Cristiano: Këtë radhë do të fitojmë!

Cristiano Ronaldo, autori i golit të parë të Portugalisë dhe fabrikues i të dytit në gjysmëfinalen e Evropianit ndaj Uellsit, është i bindur se këtë herë kombëtarja e tij do e fitojë këtë kompeticion.
“E kisha ëndërruar që në fillim finalen. E dinim që rruga ishte e gjatë, por luftuam në maksimum. Besuam edhe kur po kalonim një periudhë të vështirë“, tha sulmuesi i Realit menjëherë pas ndeshjes.
Cristiano theksoi se ka besim që historia do të ndryshojë në krahasim me vitin 2004, kur Portugalia humbi 1-0 kundër Greqisë.
“Shpresoj që në fund të ndeshjes të qeshim ose të qajmë nga gëzimi. Kam ëndërruar gjithmonë që të fitoj diçka me Portugalinë. Jemi afër dhe besoj se do të fitojmë”, u shpreh Cristiano.

Leave a Reply

%d bloggers like this: