Home / Parlamentare / Habit zëvendësuesja e Mark Frrokut në Kuvend

Habit zëvendësuesja e Mark Frrokut në Kuvend

Partia Kristian Demokrate deklaron votën pro reformës në drejtësi.

Deputetja e cila zëvendësoi Mark Frrokun në Parlament, Mirela Ferracaku, thotë se së fundmi emri i është lakuar vetëm për votën.

Por më shumë se sa votën për reformën,  ajo ka çuditur me një tjetër deklaratë.
“Në këto muaj më shumë se sa politikë kam mësuar si të përdridhesh dhe si të bësh intriga. Por askush s’mund të flasë në emrin tim. Qëndrimi im dhe i Partisë Kristian Demokrate është të mbështesim pa asnjë kusht draftin e reformës në drejtësi”, tha ajo gjatë fjalës në seancë plenare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: