Home / Parlamentare / Grabitja në Rinas, Braçe: Kontrata e sigurisë u firmos nga Berisha e Basha

Grabitja në Rinas, Braçe: Kontrata e sigurisë u firmos nga Berisha e Basha

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur në Kuvend rreth grabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit.

Braçe hodhi poshtë akuzat e ish-kryeministrit Berisha, duke theksuar se nëse Rama do të ishte “Meduza i krimit” nuk do të shoqërohej nga Merkel dhe Hollandë.

“Në librin e fundit të tij Roberto Saviano citon njërin prej bosëve të mafies meksikane ‘El Chapo’. Ka një fragment ku thuhet: ‘kuptova që isha bërë i pasur kur nisa t’i peshoj paratë dhe jo t’i numëroj ato’. Informacionin Berisha mund ta ketë nga kushdo vetëm nga bankat jo. Në banka s’ka peshore, në banka ka vetëm njerëz që numërojnë para. Berisha ka një histori të bukur me peshoren, po e paralajmëroj që do ja them në seancë. ‘Përgjegjës është kapoja i Meduzës së krimit, Edi Rama’, thotë Berisha. Tani kush e shoqëron, kancelarja Merkel apo presidenti Hollandë?! Nëse qenka krijuar një ‘Meduzë krimi’ ku përfshihet Merkel, Hollandë, Erdoan, duhet ta dimë”, thotë ai.

Më tej Braçe shprehet se marrëdhënie kontratuale midis koncensionarit të Rinasit dhe kompanisë së sigurisë është lidhur nga Berisha dhe Basha.

“Asnjë fakt i pretenduar këtu nuk është i dokumentuar për secilën nga akuzat që janë të rënda kur ngrihen nga foltorja e Kuvendit. Jam i detyruar t’ju tregojë dokumente dhe jo llafe. Marrëdhënia kontraktuale, midis koncensionarit të Rinasit dhe kompanisë së sigurisë është lidhur që në vitin 2005. Është rinovuar disa herë, ka mbaruar në 2011, është rinovuar edhe një vit më parë. Berisha dhe Basha kanë qenë të dy prezentë dhe i kanë miratuar këto kontrata në 2007-n. Kjo është e vërteta dhe nga këtu nis e vërteta. Kontrata ka një shtojcë, ku është e përcaktuar qartë përgjegjësia e institucioneve që kanë lidhje me aeroportin. Pika më e rëndësishme është pika që ka të bëjë me kontrollin e hyrjes”, deklaron Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.