roze

Kush do të jetë Xhejms Bond i ri?

Pas përfundimit të kontratës me Daniel Craig për rolin e Xhejms Bond, regjisorët britanikë tashmë janë në kërkim të agjentit të ri 007, e për këtë ka shumë kandidatë.

Por në fakt 6 janë kandidaturat kryesore për të marrë rolin e një prej emrave më të famshëm të kinemasë botërore “Bond, Xhejms Bond”. E thuajse si çdo gjë tjetër britanikët kanë filluar edhe të vënë baste se kush do jetë agjenti i ri 007.

Më i favorizuari është James Norton i ndjekur nga Tom Hiddleston dhe Aidan Turner. Emri i Norton ka shokuar fansat pasi ai fillimisht kuotohej me koeficientin 26, ndërsa tani me koeficientin 1,33.

Idris Elbra i cili pas largimit zyrtar të Craig ishte më i kuatuari tani e shesh veten në vendin e katërt me një koeficient 11.

Në vend të pestë e të gjashtë janë respektivisht aktorët Damian Lewis dhe Jamie Bell.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button