Maqedonia

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e PSP-së për tërheqjen e gjyqtares Pop Stefania

Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale për kërkesën për tërheqjen e gjyqtares të lëndës paraprake, Aleksandra Pop Stefania për rastin “Kështjella”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Duke vepruar mbi ankesën e Prokurorisë për ndjekur penale të krimit e lidhur dhe e dalë nga përgjimet e paligjshëm të komunikimeve (PSP) kundër vendimit të kryetarit të Gjykatës Penale, Gjykata e Apelit, sot, dorëzoi vendimin me ankesën e PSP-së të cilën e hodhi poshtë si të pabazë dhe vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë, ku refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares së procedurës paraprake, që është e konfirmuar”, tha në deklaratë Gjykata themelore Shkup 1.

PSP më 23 qershor në marrjen në pyetje të ish Ministres së brendshme, Gordana Jankulloska, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së procedurës paraprake për arsye politike, sepse Jankullovska është punësuar në OBRM-PDUKM, si dhe burri e gjyqtares.

Pas vendimit të Apelit në Gjykatën penale duhet ta vazhdojë marrjen në pyetje të të dyshuarve të rastit në fjalë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button